Home Uncategorized Nëse jo Haaland, Barcelona shkon me të gjitha forcat për Salah

Nëse jo Haaland, Barcelona shkon me të gjitha forcat për Salah

128
0

Barcelona është duke synuar që sa më parë të realizojë transferimin e Erling Haaland nga Dortmundi.

Klubi katalunas e di se do të jetë e vështirë të transferojë sulmuesin norvegjez, pasi Real Madridi dhe Manchester City janë po ashtu në garë.

Sipas asaj që raporton, AS, nëse Blaugranasit nuk ia dalin të transferojnë Haalandin – atëherë do të fokusohen në transferimin e Mohamed Salah.

Salah nuk e kanë ndërmend të qëndrojë te Liverpooli me kushtet aktuale, agjenti i tij reagoi me disa buzëqeshje në rrjetet sociale pas deklaratës së Klopp
Sulmuesi egjiptian nuk po arrin marrëveshje me Liverpoolin për rinovimin e kontratës, andaj nuk e përjashton largimin nga Anfield.

Nëse Salah vendosë që të largohet nga The Reds, atëherë Barcelona do të synojë transferimin e tij.

Ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe katalunasit mund ta transferojnë atë për shumën e 65 milionë eurove

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here