Home Uncategorized Valon Syla: VV’së i ka humb topi, është në panik nga frika...

Valon Syla: VV’së i ka humb topi, është në panik nga frika se do me mbet pa asnjë komunë

47
0





Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka thënë se Vetëvendosje (VV) është në panik dhe se ju ka humb topi në këtë balotazh, shkruan Gazeta Metro.

Syla në T7 ka thënë se në fushatën zgjedhore për garën e balotazhit i ka lënë përshtypje mobilizimi i VV’së.

Ai ka thënë se partia e kryeministrit Albin Kurti është në panik derisa sipas tij beteja kryesore është në Prishtinë dhe Prizren.

“Përshtypja ma ka bo një mobilizim i Vetëvendosjes me gjasë që vjen nga paniku dhe rezultati i dobët dhe nga frika që do me mbet pa asnjë komunë.





Partitë e tjera vazhduan me ato koalicionet me miqtë e vjetër nëpër komunat e tjera derisa Vetëvendosje pothuajse hala mbeti me atë idenë që dikush i ka borxh, hala fryma është me ta. Mendojshin që dikush do të çohet e do të ua fitojë zgjedhjet”, ka thënë Syla.

Tutje ai ka thënë se VV’së i ka humb topi dhe janë në panik.

“Krejt shteti u çu peshë me ndihmu Arben Vitinë. Çfarë mesazhi është kjo? Qysh do të ndihet Haskuka në Prizren, Bulliqi në Podujevë?. Po shihet që iu ka humb topi e janë në panik. Në Prizren lojën në dorë e kanë minoritetet. Çka po shohim sot është një panik pa shije”, është shprehur Syla. /gazetametro.net





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here