Home Uncategorized Kështu do të mbahet procesi mësimor një ditë pas balotazhit

Kështu do të mbahet procesi mësimor një ditë pas balotazhit

263
0





Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 15 nëntor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datën 14 nëntor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 15 nëntor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake.

Gjithashtu, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 16 nëntor.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here