Home Uncategorized Ky është biznesmeni nga Prizreni që dyshohet se e sulmoi profesorin e...

Ky është biznesmeni nga Prizreni që dyshohet se e sulmoi profesorin e gjimnazit “Loyola”

203
0





Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se babai i një nxënësi në Gjimnazin “Loyola”, në Prizren, është ndaluar nga Policia e Kosovës, për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht një profesor të këtij gjimnazi.

Sinjali mëson se i dyshuari që sulmoi profesorin e Artit në këtë gjimnaz, është Liridon Kalenderi, djali i pronarit të kompanisë “Liri”, në Prizren.

Liridon Kalenderi

Sinjali mëson se ai kishte shkuar për të “qeruar hesapet” me profesorin e fëmijës së tij, pasi që ky i fundit dyshohet se e kishte goditur fëmijën në kokë me një vizatim.





Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, por vetëm pasi që i dyshuari ishte larguar. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i tha Sinjalit se i dyshuari është shoqëruar më vonë në polici dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Kemi një person të ndaluar. Njësiti i Hetimeve Stacionit Policor Veri është duke e hetuar këtë rast. Është i ndaluar një person i dyshuar për sulm. Rreth orës 14:00 ka ndodhur rasti.

Ai është largu nga vendi i ngjarjes, pastaj njësitet i kanë marrë të gjitha veprimet dhe i njëjti është shoqëruar, është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të gjitha veprimet janë të koordinuara me Prokurorin e Shtetit, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë. Njësitet hetimore janë duke e trajtuar këtë rast”, tha Gashi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here