Home Uncategorized Kurti për Vitinë: Gojëëmbël e i urtë

Kurti për Vitinë: Gojëëmbël e i urtë

94
0





Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gojëëmbël kandidatin e kësaj parti për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë.

Kurti i ka thurur lavde të shumta Vitisë. Sipas tij Vitia është njeri i urtë, i pathyeshëm dhe palodhshëm.

“Gojëëmbël me qytetarët dhe i pakompromis në punë. Tamam si mjek i mirë që sillet me dashamirësi me pacientët dhe është i saktë me terapinë. Beni është më i urti si shok dhe më i ashpri në punë.





I pathyeshëm dhe i palodhshëm. I fuqishëm pa u dukur i fortë. Prandaj ka pasur sukses në çdo angazhim të tijin publik. I reformoi qendrat e mjekësisë familjare në atë mënyrë që edhe kundërshtarët sot ia pranojnë si zotësi.

I siguroi 1.2 milionë vaksina me çmimin më të volitshëm e me furnizim masiv. Ai i ka dalë zot qytetarëve në ditët më të vështira dhe ia ka dalë më sukses çdo situate të vështirë politike.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo edhe: Petkoviqi i reagon presidentes Osmani për Asociacionin: Ua kërkon SHBA-ja
Sipas tij Arbeni ka shije estetike dhe artistike dhe i duhet Prishtinës.





“Shumë prej tyre i kemi kaluar bashkë. Ne jemi fatlumë që e kemi në Lëvizje dhe qytetarët e Prishtinës do të jenë me fat që ta kenë për kryetar një njeri që shërben me përulësi. Përveçse dije, Beni ka shije, estetike e artistike. Krahas progresit, edhe kjo i duhet Prishtinës, një qytet i fotografueshëm dhe plot jetë.”, ka shkruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here