Home Uncategorized Fehmi Ferati: Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në zgjedhjet lokale

Fehmi Ferati: Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në zgjedhjet lokale

31
0





Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës Fehmi Ferati, tha se kjo parti ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ferati në Rubikon në Klan Kosova tha se është një dallim i madh mes këtyre zgjedhjeve dhe atyre të vitit 2017-të.

“Unë konsideroje se Vetëvendosja ka sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet komunale. Kjo sepse krahasuar me zgjedhjet e kaluara ku ndoshta një ose dy ka arritur të hyj në balotazh tani i kemi shumë më shumë komuna.





Nëse e llogarisim përqindjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të ose në disa komuna ku as nuk diskutohej për përqindjen e kandidatit ose të asamblesë komunale ku nuk ka pasur as përqindje dy shifrore konsideroj se Vetëvendosje ka shënuar rritje të madhe në zgjedhjet lokale”.

“Shihni se në cilat komuna ka qenë në balotazh Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2017-të dhe në cilat komuna ka hyrë në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Kjo është një rritje e jashtëzakonshme”.

Bazuar në rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve të 17 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje në balotazh do të garojë në 12 komuna, në tre prej tyre kryesore: Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.





Në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje garon me kandidatin Arben Vitia.

Ai do të ketë punë në raundin e dytë me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama.

Në Gjilan Vetëvendosje garon me Alban Hysenin.

Ai do ta ketë përball kandidatin nga radhët e Lidhjes Demoratike të Kosovës Lutfi Haziri, i cili është edhe kryetar aktual.

E në Prizren VV-ja garon me kryetarin aktual Mytaher Haskuka.

Ai do të garojë me kandidatin nga Partia Demokratike e Kosovës Shaqir Totaj.

Zgjedhjet e balotazhit do të mbahen të dielen e ardhshme më 14 nëntor dhe do të zhvillohen në 21 komuna gjithsej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here