Home Uncategorized VV’ja dhe AAK’ja pranë koalicionit në Prishtinë, Daut Haradinaj nënkryetar?

VV’ja dhe AAK’ja pranë koalicionit në Prishtinë, Daut Haradinaj nënkryetar?

32
0





Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, afër një marrëveshjeje për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Sipas burimeve të Periskopit negociatat mes dy partive janë duke u zhvilluar intenzivisht dhe ka mbetur vetëm të saktësohet çështja e ndarjes së drejtorateve.

Mësohet se AAK po insiston të marrë drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Inspektoriatit dhe postin e nënkryetarit në kryeqytet.

Burimet e Periskopit bënë të ditur po ashtu se posti i nënkryetarit po synohet t’i takojë ish-kandidatit të AAK’së për Prishtinën, Daut Haradinaj.

Kujtojmë që nga rezultatet zyrtare të 17 tetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Arben Vitia i VV-së doli i pari me 26.962 vota apo 33.56 për qind ndërsa Përparim Rama i LDK-së mori 21.865 vota apo 27.21 për qind./PERISKOPI/




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here