Home Uncategorized Marigona Krasniqi mohon të jetë fejuar me boksierin Robin Krasniqi

Marigona Krasniqi mohon të jetë fejuar me boksierin Robin Krasniqi

174
0





Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar disa lajme në lidhje me ish-Miss Universe Kosova, Marigona Krasniqi.

Sipas medieve shqiptare, modelja thuhej se është fejuar me boksierin nga Juniku, që ka ndërtuar një karrierë të bujshme jashtë trojeve shqiptare, Robin Haxhi Krasniqin.

Megjithatë, ky lajm duket të jetë i pavërtetë dhe një gjë e tillë u demantua nga vet Krasniqi.



Në një prononcim për Telegrafin, Marigona thekson që nuk është e fejuar duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

“Së pari dua të them që unë nuk jam e fejuar, kështu që i hedh poshtë këto deklarata”.

Ajo më tej shton se është në një lidhje dashurie, por që në këto momente nuk dëshiron të flas për të.

“Për lidhjen nuk dua të flas asgjë. Unë jam në lidhje por nuk e kam cekur personin se kush është”, vazhdon më tej deklarata e bukuroshes shqiptare.

Krahas fushës së modelingut, Marigona më parë ka qenë e angazhuar edhe si prezantuese.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here