Home Uncategorized Sakrifica e Lolës për dashurinë e Dautit: Hoqa dorë nga ëndrrat e...

Sakrifica e Lolës për dashurinë e Dautit: Hoqa dorë nga ëndrrat e mia

132
0





Lola Haradinaj bashkëshortja e politikanit të njohur, Daut Haradinaj, sot ka rrëfyer një histori interesante të jetës së saj private.

Lola ka treguar se si ka sakrifikuar për dashurinë duke hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë këngëtare, shkruan “Kosovarja”.

Ajo këtë e ka zbuluar për publikun në emisionin “E Diell”, derisa theksoi se nuk ishte pjesa e xhelozisë, por që ka qenë statusi i Dautit – bashkëshortit dhe për këtë arsye ka hequr dorë.





“Kam qenë goca më e vogla në familje, jam rritur e përkëdhelur duke qenë si më e vogla, kam ndjekur shkolla muzike, shkolla baleti, shkolla për piano sepse ëndërroja që një ditë të bëhesha artiste e të këndoja dhe jam bërë deri diku por që tani kam një status tjetër që mar përgjegjësi për atë se çfarë përfaqësoj.

Kur unë filloja të këndoja dola edhe në skenë, Dauti bashkëshorti im më ka parë nëpërmjet ekranit edhe duke kënduar edhe duke prezantuar, duke qenë pjesë e televizionit.

Kur unë fillova të krijoi një lidhje dhe pretendoja të martohesha me të, të krijoja një familje ai nuk është se e kishte me shumë qef punën e këndimit, gjë që unë në atë kohë si 18 vjeçare që isha e doja shumë.





Por, unë hoqa dorë nga muzika për Dautin. Nuk është xhelozi as fanatizëm por e kam respektuar dëshirën që unë më të mos jem pjesë e këndimit duke e ditur statusin që ai ka”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here