Home Uncategorized Pensionistët të pakënaqur me shtesat prej 100 eurove: Kjo është hajgare

Pensionistët të pakënaqur me shtesat prej 100 eurove: Kjo është hajgare

72
0





Ndarja e shtesave prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës për pensionistët në vend po shihet më shumë se është bërë për poena politike.

Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale.

Disa nga pensionistët në Prishtinë po e shohin si mashtrim dhe hajgare ndarjen e kësaj shume.

Tahir Aziri tha për EkonomiaOnline se kjo shumë e ndarë është për blerje votash.





“Këto janë kurrgjë hiç, kanë luajt me neve sikur fëmijëve kur ta blen një çokollatë apo diçka, kanë deshtë me i ble votat këtë muaj. Ma mirë u kanë me na vazhdu ka 10 a ka 15 për muajt e tjerë. Kjo është hajgare se di çka me thanë ma shumë”, tha ai.

Arsim Canolli tha se pensionistëve është dashur që jo vetëm një muaj por gjithmonë të ketë ndarje, duke e cilësuar si kategori e përbuzur dhe e mashtruar si në këtë rast.

“Pensionistëve është dashur me ju nda jo për një muaj por gjithherë me iu dhënë sepse janë të ndarë shumë pas dore. Janë kategoria më e përbuzur qe nga paslufta. Çka me bë me 180 euro, të ishin kanë për gjithë kisha thanë por kjo është një shumë simbolike vetëm sa me mashtru”, tha ai.





E ka edhe prej tyre që nuk do ta marrin këtë shumë prej 100 euro, si shenjë revolte.

Xhemajl Duraku tha se nuk i merr ato para pasi janë për “sadaka” dhe jo për pensionistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here