Home Uncategorized Me “TAXI” shkoj e grabiti gruan pasi nuk ia dhanë me dëshirë,...

Me “TAXI” shkoj e grabiti gruan pasi nuk ia dhanë me dëshirë, si jetojnë sot qifti kosovar (VIDEO)

70
0





Thuhet që njeriu prej dashurisë verbohet dhe është i gatshëm të bëj çdo gjë, shkruan OnAir.

Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë edhe rasti i Ahmet dhe Samira Osmanit, të cilët tashmë janë të martuar. Rruga për të ardhur deri në këto momente nuk ishte aspak e lehtë.

Për “ATV” Ahmeti rrëfen se të dy janë takuar në një mënyrë shumë rastësore dhe që prej atij momenti të dy e dinin që dëshironin të kalonin jetën e tyre së bashku.





Ai tregon se fillimisht shkoi për të kërkuar dorën e Samires te familja e saj, por familja refuzoi. Pas tentativash të shumta për të mbushur mendjen e familjes së saj, ai bëri të vetmen gjë që i kishte mbetur si mundësi. Ai vendosi ta rrëmbente atë dhe Samira pranoi të arratisej.

Samira tregoi më shumë detaje për natën që u arratis nga familja e saj. Ajo tregon se si doli nga dritarja për të qënë me burrin që ajo dashuronte.

Çifti nuk shfaqet aspak i penduar për këtë veprim të tyre, por duken mjaft të lumtur me njëri – tjetrin.

Historinë e plotë mund ta gjeni në videon më poshtë:





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here