Home Uncategorized Vdes papritmas ish-myftiu i Sanxhakut, mik i Kosovës dhe shqiptarëve, Redzepi shpreh...

Vdes papritmas ish-myftiu i Sanxhakut, mik i Kosovës dhe shqiptarëve, Redzepi shpreh ngushëllime

130
0





Ditën e shtunë ka ndërruar jetë, ish-myftiu i Sanxhakut, Muhamer Zukorliq në moshën 51 vjeçare.

Ai ndërroi jetë papritmas pas një infrakti. I ndjeri ishte edhe mik i madh i Kosovës dhe shqipëtarëve.

Zëvendëskryeministrja, Emilija Redzepi, ka ngushëlluar të gjithë boshnjakët për vdekjes e Zukorliq.



Ajo përmes një postimi në Facebook tha se ai do të mbetet përherë miku i saj i përjetshëm.

“Allahu i dashur të dhëntë Xhenetin më të bukur ashtu siç ka qenë shpirti yt”, shkroi ajo.

Zukorliq njihej për deklarimet e tij se banorët e Sanxhakut kanë prejardhje ilire./IndeksOnline/



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here