Home Uncategorized Përparim Rama: E kam humbur respektin për Vitinë, ai as që e...

Përparim Rama: E kam humbur respektin për Vitinë, ai as që e di se çfarë kam thënë

77
0





Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama i është kundërpërgjigjur kundërkandidatit të tij nga LVV-ja, Arben Vitia, pasi ky i fundit ka ironizuar duke qeshur me një projekt të Ramës.

Rama ka thënë se pas këtij gjesti të Vitisë, e ka humbur respektin ndaj tij.

Më tutje, Rama në Kanal 10 tha se Vitia nuk e ka ditur planin e tij për pjesën e ndërtimit të një liqeni tek Stadiumi “Fadil Vokrri”.





“Më erdhi keq që e pashë atë sepse e humba atë respektin për kundërkandidatin për arsye se ato shihet që ai as që e dinë se çfarë kam thënë në fakt dhe në një mënyrë nuk merret me seriozitet të cilin e meriton Prishtina.

Merret me hajgare. Menaxhimi i një kryeqyteti si Prishtina me banorë është 400-500 mijë banorë, duhet të merret me seriozitet in më të madhë dhe të duhet shfrytëzohen hapësirat për ta transferuar atë informatë tek qytetari në bazë të planeve konkrete të zgjidhjeve të problemeve të qytetit e jo të hajgareve”, ka thënë ai.

Përndryshe, Përparim Rama i LDK-së dhe Arben Vitia i VV-së do të ballafaqohen në balotazh në Prishtinë më 14 nëntor të këtij viti. /





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here