Home Uncategorized Ky është i dyshuari që e kërcënoi policin duke i thënë “jam...

Ky është i dyshuari që e kërcënoi policin duke i thënë “jam mangup, s’je ka e din me kon je hi”

108
0





Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një të dyshuari që dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor, pas mesnate në Prizren. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Labeat Elshani, 28-vjeçar.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se i dyshuari e kishte kërcënuar policin, pasi i njëjti e kishte ndaluar në një pikë kontrolli, duke i thënë:

“Ku e ki shpinë ti, a po tutesh me m’kallxu e s’je ka e din me kon ki hi, mbajem n’mend mu, une jom mangup”, ishin fjalët e të dyshuarit drejtuar zyrtarit policor.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here