Home Uncategorized Arrestohet kryetari i degës së VV-së në Viti, dyshohet për dhunimin e...

Arrestohet kryetari i degës së VV-së në Viti, dyshohet për dhunimin e një të miture

108
0





Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj është arrestuar dje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”, mëson Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ka dhunuar një të mitur e cila ishte raportuar e zhdukur më 4 nëntor.

Por e njëjta, pas një dite është gjetur dhe ka deklaruar se është dhunuar nga një burrë.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari për këtë rast, Bislimaj, pas arrestimit është intervistuar, dërguar në mbajtje dhe më pas është liruar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here