Home Uncategorized Malishevë/ Bie një shtresë e tavanit të klasës, lëndon tre nxënës

Malishevë/ Bie një shtresë e tavanit të klasës, lëndon tre nxënës

80
0





Në shkollën fillore “Ramadan Morina” në fshatin Domanek të Malishevës, gjatë së premtes ra një shtresë e tavanit.

Si rrjedhojë, nxënësit të cilët ishin duke e mbajtur mësimin në njërën klasë, u larguan menjëherë jashtë duke u vendosur në një klasë tjetër.

E dy nga fëmijët morën trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit, ku sipas mjekut kujdestar, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Ndërkaq, drejtori i shkollës, Hazir Kastrati, tha se sanimi i pjesës së dëmtuar do të bëhet gjatë së shtunës, raporton KlanKosova./GazetaSinjali/\



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here