Home Uncategorized Aksioni antidrogë/ Ky është i dyshuari që u kap për trafikim të...

Aksioni antidrogë/ Ky është i dyshuari që u kap për trafikim të kokainës

99
0





Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një operacion të Hetimeve Rajonale në Prizren, i cili rezultoi me arrestimin e një të dyshuari për trafikim të substancave narkotike.

Sinjali mëson se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë gjatë këtij aksioni është Arianit Shala, i njohur si Toma.

Burimet brenda Prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se Arianit Shala dyshohet për trafikim të substancave narkotike.

Këto burime bëjnë të ditur se në shtëpinë e Arianitit është gjetur një sasi e konsiderueshme e kokainës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here