Home Uncategorized Ky është personi që dyshohet se ua shiti mbi 1200 euro false...

Ky është personi që dyshohet se ua shiti mbi 1200 euro false kamarierëve në Prizren

333
0





Sot Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, ndaj të dyshuarit B.B., nën dyshimin për “falsifikim tk parasë dhe katër kamarierëve T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka falsifikuar këto para është Basri Berisha, 22-vjeçar.

Basri Berisha
Basri Berisha dyshohet se gjatë muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të vitit 2021, me dashje ka poseduar para të falsifikuara, me qëllim të vënies në qarkullim të tyre si të vërteta.





Në këtë mënyrë, i njëjti, që përgjatë kësaj periudhe ia shet të dyshuarit T.P., 1 mijë e 250 euro, të gjitha në monedha metalike nga 2 euro, me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta.

I dyshuari T.P., sipas Prokurorisë, pajtohet që t’i blejë të njëjtat për shumën e parave prej 900 euro, duke i paguar në mënyra periodike, ashtu që herën e parë për 300 euro false paguan 200 euro origjinale, ndërsa herën e dytë për 400 euro false paguan 300 euro origjinale, derisa në herën e tretë për 550 euro false paguan 400 euro origjinal.

Në total, Basri Berisha, dyshohet se ka arritur t’i shes 1 mijë e 250 euro dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.





Kurse të dyshuarit T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës së muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të vitit 2021, në intervale të ndryshme kohore, me dashje dhe në bashkëkryerje është vërtetuar se kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta.

Të njëjtit, në cilësinë e punëtorëve si kamarierë, në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i dyshuari T.P., i kishte siguruar nga Basri Berisha, në intervale të ndryshme kohore, i dyshuari T.P., ia dorëzon kolegëve të tij, të dyshuarve V.Z., L.E., dhe A.P., me qëllim që të njëjtit t’i vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta.

I dyshuari ashtu T.P., dyshohet se ka mbajtur paratë e falsifikuara në veturën e tij të markës ‘’VW Polo’’, e parkuar në bodrumin e njërës prej Qendrave Tregtare në Prizren, nga e cila veturë i njëjti së bashku me kolegët e tij, të dyshuarit V.Z., L.E., dhe A.P., në mënyra periodike marrin nga 100 € të falsifikuara, të gjitha në monedha metalike nga 2 € dhe të njëjtat i vënë në qarkullim si të vërteta në drejtim të klientëve të ndryshëm të cilët kanë vizituar lokalin në fjalë.

Secili nga kamarierët, si shpërblim dyshohet se kanë ndarë nga 25 euro origjinale në pjesë të barabarta.

Policia ka arriutr që t’i gjejë 195 monedha metalike nga 2 eur në veturën ‘’VW Polo’’, në pronësi të të dyshuarit T.P., dhe një shumë tjetër të konsiderueshme parash të falsifikuara nga 2 euro nëpër kuletat e pazarit ditor të të pandehurve, me ç’rast në total, janë sekuestrojë 390 euro false.

Në këtë mënyrë, kamarierët e dyshuar T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here