Home Uncategorized Aro Muric rikthehet në portë për Adanan dhe bën paraqitje të jashtëzakonshme

Aro Muric rikthehet në portë për Adanan dhe bën paraqitje të jashtëzakonshme

28
0

Arijanet Muric e ka rifituar vendin e titullarit tek skuadra turke Adana Demirspor.

Portieri i talentuar shqiptar pas gjashtë ndeshjeve në bankë, u paraqit në mesjavë në kuadër të Kupës së Turqisë ku mbajti portën e paprekur.

Reprezentuesi i Kosovës e ka fituar besimin e trajnerit Vincenzo Montella i cili e ka hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Istanbul Basaksehir.

Adana Demirspor u mposhtë në Stamboll me rezultat 2-1, por Arijanet Muric ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme.

22-vjeçari ishte në krye të detyrës duke pritur shtatë gjuajtje të skuadrës vendase dhe duke marrë vlerësimin më të madh nga ekipi i tij.

Portali i specializuar për vlerësimin e futbollistëve gjatë ndeshjeve, SofaScore e ka vlerësuar reprezentuesin kosovar me notën më të madhe nga skuadra e tij 7,8.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here