Home Uncategorized Rritja ekonomike, Pacolli thotë se nuk ka gjasa që të jetë mbi...

Rritja ekonomike, Pacolli thotë se nuk ka gjasa që të jetë mbi 7 apo 8%

96
0





Deputeti Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk do të ketë rritje ekonomike prej 7% apo 8% gjatë këtij viti, sic është paralajmëruar nga Qeveria.

Pacolli, në një status të gjatë në Facebook, ka përmendur dis nga indikatorët që do të ndikojnë që të mos ketë rritje të madhe ekonomike.

Ky është statusi i plotë i tij:

Lexova që po pretendohet se në Kosovë do të ketë rritje të ekonomike mbi 7% në krahasim me vitin e kaluar.

Vitin e kaluar kemi pasur një stagnim të ekonomisë për shkak të zgjedhjeve, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë. Edhe pse ky krahasim nuk mund të jetë krahasim i mirë, prapë se prapë, PER FAT TE KEQ kete vit nuk do të ket rritje ekonomike 7 apo 8 % ashtu si po pretendojnë.





Thjesht, po përmendi disa fakte;

a) Investimet direkte

që ndikojnë në ngritjen e standardit të jetesës, kulturës dhe edukimit të qytetarëve,

b) Investimet në Infrastrukturë si dhe

c) Investimet në progresin teknik





në përgjithësi, që ndikojnë drejtpërdrejti në rritjen e sasisë dhe cilësisë së produkteve të vendit

…janë veprimët kryesorë që kushtëzojnë rritjen ekonomike të një vendi.

Nëse këto zbërthehën, tregojnë se;

Këtë vit në Kosovë nuk ka pasur investime të rëndësishme që kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve;

Nuk janë krijuar vende pune në masën e pretenduar,

Nuk ka pasur rritje të pagave ( hyrave)

Nuk ka pasur rritje të pensioneve ( perveq premtimeve për ndonjë ndihmë)

Nuk ka pasur krijime të reja të operatorëve ekonomik,

Nuk ka pasur të hyra shtesë për shtetin (përveç remitancave)

Nga ana tjetër, i gjithë viti 2021 karakterizohet me ngecje të investimeve në infrastrukturë,

nuk ka pasur ndërtime të reja infrastrukturore (të çfarëdo lloji) apo edhe riparime të dëmeve nga përmbytjet e vitit të kaluar.

Gjithashtu nuk ka asnjë shenjë se ka ndryshime të mëdha në rritjen e PBB-së krahasuar me vitin e kaluar kur ekonomia e vendit filloi të ngecë.

Tendenca për të krijuar narrativën se ka rritje ekonomike (që bazohet në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, pa rritur të hyrat) është thjesht një “simulim” ( një term i njohur në ekonomi) apo një tendencë për të bindur se ka rritje të produktivitetit… por kjo nuk është rritje reale ekonomike.

Kosova këtë vit ka gjasat të ruaj rritjën ekonomike afer 5%, që eshte mesatarja e dy viteve të fundit edhe atë fal vellimit të remitencave e jo faktorëve të rendesishem që përmenda më lartë,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here