Home Uncategorized Parkohet në mes të Prishtinës vetura me targa të Serbisë e pa...

Parkohet në mes të Prishtinës vetura me targa të Serbisë e pa stikersa

211
0





Nga 3 tetori ka filluar zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për targat që u nënshkrua në Bruksel. Sipas kësaj marrëveshje të gjitha veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë duhet t’i vendosin stikersat në simbolet shtetërore.

Njëjtë vlen edhe për automjetet që hyjnë nga Kosova në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo kjo marrëveshje nuk po zbatohet në plotni. Gazeta Sinjali ka raportuar shpesh për veturat me targa të Serbisë e pa stikersa që kanë qarkulluar rrugëve të Kosovës.

Sot një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi ku shihet një veturë me targa të Serbisë por që nuk ka vendosur stikersa në simbolet shtetërore.

Sipas sinjalizuesit, kjo veturë është parkuar në rrugën “C”, në Prishtinë, më saktësisht te banesat e Tregtisë.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here