Home Uncategorized Haziri: Qeveria mbylli dhunshëm lokale në Gjilan, organet të mos sillen me...

Haziri: Qeveria mbylli dhunshëm lokale në Gjilan, organet të mos sillen me “shkopin” e ligjit, ky vend ka zot shpije

101
0





Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka akuzuar qeverinë Kurti, se nga rrugët jo zyrtare njësitë ndëshkuese të Qeverisë së Kosovës kanë mbyllur restorante e kafiteri ku tha se kanë ndëshkuar bizneset familjare në këtë komunë pa asnjë arsye të qëndrueshme ligjore, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tij këto veprime janë marrë duke anashkaluar inspekcionin e komunës së Gjilanit dhe kryeshefin ekzekutiv të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryetarin e komunës.

“Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Haziri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që deri nesër në mesditë të largohen të gjitha masat parandaluese që u janë vënë sonte sipas tij, lokaleve në këtë komunë.





Haziri ka shtuar se LVV-ja s’mund të fitoj në Gjilan me ngufatje e me dhunë.

“Harrojeni që e ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi”, është shprehur Haziri, përcjellë Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se kjo komunë ka udhëhequr prej fillimit me masat anti-COVID, por sipas tij, nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve në kohën kur të rinjtë duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre private./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here