Home Uncategorized Në këtë ditë ndryshon ora, do të flemë 60 minuta më shumë

Në këtë ditë ndryshon ora, do të flemë 60 minuta më shumë

405
0





Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here