Home Uncategorized Lumir Abdixhiku: Nuk do të pranojmë një sistem Vettingu pa koordinim me...

Lumir Abdixhiku: Nuk do të pranojmë një sistem Vettingu pa koordinim me BE-në dhe SHBA-në

74
0





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për Vettingun në drejtësi, duke thënë se nuk do të pranojnë një sistem Vettingu që si mjet i pushtetit ta kontrollojnë kundër kundërshtarëve politikë.

Abdixhiku thotë se do ta pranojnë një sistem në koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-në.

“Kur kemi biseduar me komunitetin ndërkombëtar, gjithmonë kemi thënë mos ta bëjmë si Shqipëria. Tani reforma në drejtësi është e domosdoshme. Një përdhunues i një të miture dënohet me 8 muaj burgim, dhuna ndaj grave e familjeve shkon e padënuar në pjesën më të madhe, dhe si për mrekulli i kanë si të garantuara pjesën më të madhe të shërbyesve të drejtësisë në favor të tyre në momentin që vijnë në pushtet.





Kemi probleme bazike me drejtësinë, por Vettingu si mjet i përmirësimit të sistemit është domosdoshmëri, por si mjet i pushtetit për të kontrolluar këtë sistem kundër kundërshtarëve politikë është i pamundur dhe i padrejtë, këtë nuk do ta lejojmë.

Ne do ta pranojmë një sistem Vettingu me koordinim të plotë me BE-se dhe SHBA-së”, tha Abdixhiku në një intervistë me gazetarin Çim Peka.

Sa i përket qëndrimit të SHBA-së për Vettingun në drejtësi, Abdixhiku thotë se SHBA-ja ende nuk kanë ndonjë qëndrim lidhur me këtë.

“Ka një përplasje mes BE-së dhe propozimit të Qeverisë… Nuk ka një qëndrim të SHBA-së për këtë”, shtoi ai./GazetaSinjali/





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here