Home Uncategorized Kurti thotë se Qeveria e tij nuk bën rritje pagash për fushatë,...

Kurti thotë se Qeveria e tij nuk bën rritje pagash për fushatë, si Qeveritë e kaluara

83
0





Kryeministri i Kosovës, ka folur për projektligjin për paga në një konferencë për media, derisa ka thënë se ai nuk ndjek praktikën e qeverive të kaluara për të rritur pagat në kohë fushate, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se në një shtet rritja e pagave kurrsesi nuk duhet të ndjekë arbitraritete politike të shoqërive aktuale por produktivitetin në ekonomi.

“Po përgatitemi të kemi një ligj për pagat, që me të vërtetë është ligj. Nuk është e kollajshme të hartohet dhe përpilohet mirë dhe shpejt një projektligj i tillë.

Përgjithësisht është besimi ynë që në një shtet që rritja e pagave kurrsesi nuk duhet të ndjekë arbitrarite politike të shoqërive aktuale por produktivitetin në ekonomi.

Kjo ka qenë gabim në qeveritë e mëhershme. Qeveritë e mëhershme i kanë rritur pagat me premtime elektorale, që më pas kanë dështuar. Ekonomia nuk funksionon ashtu. Me neve rritja e pagave do ta ndjekë rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike”, shkruan ai.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here