Home Uncategorized Dalin imazhe kur Ramush Haradinaj ishte rrahur me rusët

Dalin imazhe kur Ramush Haradinaj ishte rrahur me rusët

53
0





Një fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 është shpërndarë nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme.

Kjo fotografi e papublikuar më parë tregon lëndimet që Haradinaj kishte pësuar nga përleshja me forcat ruse menjëherë pas luftës në Kosovë.

Fotografia është publikuar nga “Republika.rs”.

E edhe në vitin 2013 një organizatë serbe e quajtur “Srpski Narodni Pokret”, u kishte dërguar mediave në Serbi fotografi menjëherë pas sulmit që forcat ruse i kishin bërë Haradinajt.





Aty ishte dhënë edhe versioni i kësaj ngjarje ku thuhej gabimisht se gjithçka ka ndodhur në Mushtisht afër Suharekës, e siç dihet përplasja kishte ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të Klinës.

“Njësia ruse pjesë e KFOR-it kishte ndalë një veturë me terroristë të armatosur në mesin e të cilëve ishte edhe Haradinaj. Pasi që shumë shpejtë janë mposhtur dhe çarmatosur Haradinaj i ka thënë parashutistit rus se është xhudist dhe se do të bisedonin ndryshe po të mos ishte ai armatosur”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate nacionaliste serbe.

Më pas aty theksohej se ushtaraku rus kishte urdhëruar që t’i zgjidhen duart Haradinajt, ku edhe kishte filluar konfrontimi fizik mes tyre.

Haradinaj rrëfeu se ai e kishte nisur përplasjen me ushtarët rusë pasi “njëri prej tyre kishte kapur prej mbrapa Ahmet Isufin”.





‘Kanë dalë plot rusë dhe unë s’kam dashtë me u ndalë. Njëri e kapi Ahmet Isufin. Kur e pashë që e kapi Ahmetin më kcej filmi. E kam godit i pari unë me grusht dhe syzet e diellit ia ngula në diell. Atëherë më s’ka pasë çka me bo”, shpjegoi ai.

“Mu më morën se e ditën kush e nisi. Më morën në autoblind”, shpjegoi ai. “Me helikopter më dërguan në Malishevë në kampin e tyre”.

“Ma majshin thikën në fyt. Më thojshin kemi me të pre… e unë rrijsha si trullan”, shpjegoi kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here