Home Uncategorized Çfarë është “Meta”, emri me të cilin Facebook do të “pushtojë” realitetin...

Çfarë është “Meta”, emri me të cilin Facebook do të “pushtojë” realitetin virtual?

82
0





Facebook ndryshon emrin e korporatës në Meta, si pjesë e një ribrandimi të madh. Kompania tha se do të përfshinte më mirë atë që bën, pasi po zgjeron shtrirjen e saj përtej mediave sociale në fusha si realiteti virtual.

Ndryshimi nuk zbatohet për platformat e tij individuale, si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm për grupin që i zotëron ato.

“Së bashku, ne më në fund mund t’i vendosim njerëzit në qendër të teknologjisë sonë dhe të ofrojmë një përvojë ku jemi të pranishëm me njëri-tjetrin”, tha CEO dhe themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Lëvizja vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e brendshme të zbuluara nga një ish-punonjëse. Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për anashkalimin e shqetësimeve të sigurisë për përfitime financiare.





“U trondita kur dëgjova kohët e fundit se Facebook me të vërtetë dëshiron të dyfishojë angazhimin në Metaverse, realitetin virtual, dhe se ata do të punësojnë 10 000 inxhinierë në Europë për të punuar në Metaverse”, tha ish-punonjësja e Facebook.

Zbulimi i emrit të ri të grupit teknologjik u bë nga vetë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg. Meta vjen nga greqishtja e vjetër, dhe do të thotë “përtej”.

E pikërisht ky është “kufiri” që Zuckerberg ka vendosur teksa zbuloi planet për të ndërtuar “Botën online”, një realitet virtual ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur pajisjet VR.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here