Home Uncategorized Avokati i Veselit: Kjo Prokurori po i mban 4 burra në paraburgim...

Avokati i Veselit: Kjo Prokurori po i mban 4 burra në paraburgim duke gënjyer qe një vit – deri kur do t’keni durim, gjykatës?

133
0





Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka akuzuar ZPS-në se ‘po i gënjen”. Ai ka përmendur afatet kohore të cilave nuk iu është përmbajtur ZPS, sipas tij.

Deklarata e plotë:

“Ka dicka që nuk është në agjendë, dicka që do duhej të shtynte vendimet tuaja dhe do të duhej të ishte ndër parimet kryesore udhëzuese për ZPS. Prokuroria është organi që mori vendimin të arrestonte këta burra më shumë se një vit më parë.

Kur ZPS, than ë një prej parashtrimeve të saj më të vona, e kam për fjalën për gjendjen gjyqësore të cështjes më 22 korrik, ZPS tha se është thelbësisht dy ditë përpara se ishte në rrugën e duhur. Me gjithë respektin, kjo ishte gënjeshtër.





Nuk kemi asnjë arsye për të bësuar se ka të vërteta aty. Prokuroria ka gënjyer që në fillim fare, iu bindën juve se këta burra që janë në ndalim, duhet të mbeten kështu dhe se deri në fund të vitit do të kishte zhvillim dhe do të ishin gati për procesin gjyqësor. Thanë se në fillim të janarit do të ishin gati.

Nuk po them vetëm që është e vetmja gënjeshtër kjo. Po akuzohemi se po iu cojmë në drejtim të gabuar, duke thënë se jemi pjesë e shoë-ëe që janë tërësisht jorealiste.

Çdo minutë, çdo sekond i orës tani, që këta burra vazhdojnë të jenë në burg, duhet të peshojnë fort në ndërgjegjen tuaj”, tha Emmerson./Periskopi





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here