Home Uncategorized Armend Muja thotë se kërcënimet ndaj Kurtit erdhën pasi kryeministri sfidoi grupet...

Armend Muja thotë se kërcënimet ndaj Kurtit erdhën pasi kryeministri sfidoi grupet kriminale

144
0





Deputeti i LVV-së, Armend Muja kërcënimet ndaj kryeministrit Kurti i lidh me aksionet në veri.

Muja ka thënë se Kurti ka sfiduar grupet kriminale dhe sipas tij ai duhet të ketë mbrojtje të shtuar.

“Nuk është hera e parë që zoti Kurti kërcënohet përmes rrjeteve sociale apo formave tjera duke pasur parasysh sfidimin që iu ka bërë ai njerëzve që kanë përfituar nga grupet kriminale.

Grupe kriminale si ato në veri kur e shohin se reformat janë serioze dinë të bëjnë kërcënime”, tha Muja në Rtv Dukagjini.

Ai shtoi se janë hapur beteja me krimin dhe duhet të ketë masa shtesë sigurie për zyrtarët shtetërorë.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here