Home Uncategorized Aksident i rëndë mes motoçikletës dhe veturës në Vushtrri, vdes një 36-vjeçar

Aksident i rëndë mes motoçikletës dhe veturës në Vushtrri, vdes një 36-vjeçar

116
0





Sot, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçare, shkruan lajmi.net.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Policia e Kosovës në një njoftim për media.

Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit. /Lajmi.net/




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here