Home Uncategorized Policia e cilëson si të dyshimtë vdekjen e regjisores Berisha

Policia e cilëson si të dyshimtë vdekjen e regjisores Berisha

211
0





Policia e Kosovës e ka cilësuar si ‘vdekje të dyshimtë’, vdekjen e regjisores së njohur kosovare, Burbuqe Berisha.

Në raportin 24 orësh të policisë janë dhënë disa detaje rreth vdekjes së Berishës, e cila në momentet e fundit të jetës ndodhej në Ministrinë e Kulturës.

Sipas njoftimit, vdekjen e Burbuqes e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“VDEKJE E DYSHUAR. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Varrimi i të ndjerës do bëhet gjatë ditës së sotme (e enjte) në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Fillimisht do mbahet një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së saj, e më pas do bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here