Home Uncategorized Përveç shifrës, në trupin e gruas së mjekut në Prizren është “gdhendur”...

Përveç shifrës, në trupin e gruas së mjekut në Prizren është “gdhendur” edhe kjo gjë

230
0





Dy persona të maskuar u futën pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku vodhën stoli ari në vlerë të rreth 10 mijë eurove. Në momentin e grabitjes në shtëpi gjendej e zonja e shtëpisë (33-vjeçare), të cilën hajnat e lidhën dhe të njëjtës i shkaktuan plagë me thikë në trup.

Sinjali raportoi pak më parë se në trupin e saj, dy personat e maskuar “gdhendën” shifrën “0003”.

Përveç kësaj shifre, burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Prizrenit bëjnë të ditur se në trupin e gruas së gjinekologut nga Prizreni, është “gdhendur” edhe një zemër e vogël.

33-vjeçarja u gjet e lidhur në shtëpi, katër orë më vonë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar./Gazeta Sinjali/




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here