Home Uncategorized Facebook ndërron emrin, ky do të jetë emri i ri

Facebook ndërron emrin, ky do të jetë emri i ri

108
0





Themeluesi i Facebook Marck Zuckerberg ka njoftuar se i ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë, shkruajnë mediat e huaja.

“Që tani e tutje, ne do të jemi të parët metaverse. Jo Facebook së pari”, tha Zuckerberg në fjalimin e tij kryesor.

“Facebook është një nga produktet më të përdorura në botë. Por gjithnjë e më shumë, ajo nuk përfshin gjithçka që bëjmë ne. Tani për tani, marka jonë është aq e lidhur ngushtë me një produkt sa që nuk mund të përfaqësojë gjithçka që ne po bëjmë”, shtoi ai.





Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës. Një riemërtim mund të jetë gjithashtu pjesë e një përpjekjeje për të riparuar reputacionin e Facebook dhe për të kthyer faqen pas një serie makthesh PR, duke përfshirë keqinformimin në platformat e tij, dështimet e moderimit të përmbajtjes dhe zbulimet rreth efekteve negative që produktet e tij kanë në shëndetin mendor të disa përdoruesve.

Zuckerberg e shpjegoi konceptin e metaverses si një hapësirë e ngjashme me internetin ku përdoruesit mund të ecin përreth dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në kohë reale.

“Në vitet e ardhshme, unë pres që njerëzit të kalojnë nga të na shohin kryesisht si një kompani e mediave sociale në të na shohin si një kompani metaverse”, tha ai.





Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.

Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë Alphabet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here