Home Uncategorized Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe katër të tjerëve

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe katër të tjerëve

80
0





Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i të akuzuarit Shasha, avokati Tahir Rrecaj.

Ai ka thënë se kundër këtij vendimi brenda afatit ligjor ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretari Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerët, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, nuk e kanë pranuar fajësinë lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.





Aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021.

Në këtë aktakuzë, thuhet se Hoxha, më 11 maj 2018, sa ishte ministre e Integrimit Evropian, kishte bërë kërkesë te sekretari i përgjithshëm i ministrisë, që kjo ministri të lidhë kontratë me kompaninë “OE Majorelle PR & Events”, në vlerë të 180 mijë euro.

Pastaj, më 21 shkurt të vitit 2019, ajo akuzohet se kishte kërkuar nga sekretari i përgjithshëm, që të vazhdojë kontratën me këtë kompani, në vlerë të 168 mijë eurove.

Ndërkaq, më 24 prill 2019, Hoxha kishte bërë kërkesë te sekretari që MIE të lidhë kontratë me kompaninë “Madison Global Strategies LLC”, në vlerë të 152 mijë e 232 eurove.





Më 11 maj të vitit 2018, sa ishte në pozitën e ministres, kishte tejkaluar kompetencat e saj, me qëllim të mundësimit të përfitimit të dobisë pasurore personit tjetër, respektivisht Operatorit Ekonomik –

“OE Majorelle PR & Events”, në mënyrë që përmes një kërkesë të bërë më 11 maj, te i pandehuri sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, i pandehuri, Demush Shala,

nisjen e procedurave të prokurimit për aktivitetin “Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së”, duke e përcaktuar procedurën e prokurimit që duhej aplikuar (procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë një burimore) dhe emrin e OE “Majorelle PR & Events”, me të cilën duhet të lidhur kontrata nga MIE, edhe pse e kishte ditur se në bazë të ligjeve në fuqi, nuk ishte në kompetencën e ministres që 1) të inicionte procedurën e prokurimit, 2)

të përcaktonte se cila procedurë e prokurimit duhet aplikuar dhe 3) të përcaktoj emrin e OE me të cilin duhej lidhur kontrata, në këtë mënyrë ia mundësoi OE “ Majorelle PR & Events”, që me datë 17 gusht të vitit 2018 të lidhë kontratë me MIE, në vlerë 180 mijë euro dhe si rrjedhojë edhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

Ndërkaq, më datë 21 shkurt të viti 2019, në Prishtinë, Hoxha, sa ishte ende në pozitën e ministres, akuzohet se kishte tejkaluar kompetencat e saj, me qëllim të mundësimit të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë e njëjtë, kishte bërë sërish kërkesë te sekretari i përgjithshëm i MIE, Kushtim Cukaj, vazhdimin e kontratës në bazë të procedurës së njëjtë, edhe pse e kishte ditur se në bazë të ligjeve në fuqi, ajo si ministre nuk kishte kompetencë që të paraqiste kërkesë për vazhdimin e kontratës, në mënyrë që t’ia mundësojë kompanisë “Majorelle PR & Events”, që me datë 28 mars të vitit 2019 të vazhdojë kontratën me Ministrinë e Integrimit Evropian, në vlerë prej 168 mijë euro dhe si rrjedhojë edhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

Po ashtu, më datë 24 prill të vitit 2019, e pandehura Dhurata Hoxha, në cilësi të ministres, kishte tejkaluar kompetencat e saj, me qëllim të mundësimit të dobisë pasurore personit tjetër “Madison Global Strategies LLC”, kishte dërguar kërkesë te sekretari i ministrisë, Kushtrim Cukaj, për nisjen e procedurave të prokurimit për “Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së”, duke e përcaktuar procedurën e prokurimit, që duhej aplikuar (procedurë e negociuar pa publik të njoftimit për kontratë një burimore), dhe emrin e kompanisë me të cilën do të duhej të lidhej kontrata në vlerë të 152 mijë e 232 euro, ani pse kishte qenë në dijeni se këto veprime të saj si ministri janë në kundërshtim me ligjin.

Ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Shasha dhe Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here