Home Uncategorized Gjykata Supreme anulon vendimin e PZAP, Ballazhi i PDK-së e fiton garën...

Gjykata Supreme anulon vendimin e PZAP, Ballazhi i PDK-së e fiton garën në Han të Elezit

93
0





Kolegjet e Gjykatës Supreme, kanë vendosur lidhur me tri ankesat e pranuara ndaj vendimeve të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që kanë të bëjnë me parregullsitë në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor 2021.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Me këtë vendim mbetet në fuqi rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit ku është konfirmuar fitorja e Ballazhit të PDK-së dhe rënia e Refki Sumës si kryetar shumëvjeçar i kësaj komune./Indeksonline/




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here