Home Uncategorized Boksierët nga Kosova ndalohen në Serbi

Boksierët nga Kosova ndalohen në Serbi

122
0

Ekipi i Kosovës i përbërë nga tre boksierë, Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, selektori Besim Brahimi si dhe sekretari gjeneral, Latif Demolli, janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi.

Ekspedita jonë ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator.

Arsyja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.

Momentalisht siç njofton sekretari Latfi Demolli për Klankosova.tv ata janë në pritje të një përgjigjeje nga Federata Botërore e Boksit (AIBA), e cila është lajmëruar për këtë rast.

Kërkesa për të garuar pa simbole dhe pa flamurin e Kosovës, nuk do të pranohet nga Federata e Boksit e cila ka bërë të ditur se në rast se kjo gjë do të kërkohet atëhere do ta anulojnë pjesëmarrjen në kampionatin botëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here