Home Uncategorized Ky është ish-punonjësi i AKI-së që u arrestua sot, dyshohet se rrezikoi...

Ky është ish-punonjësi i AKI-së që u arrestua sot, dyshohet se rrezikoi sigurinë shtetërore

143
0

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një ish-punonjësi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mosruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara.

Sinjali mëson se i arrestuari është Muhamet Krasniqi, ish-shef i IT-së.

Krasniqi është suspenduar ditë më parë, me dyshimin se nga kompjuteri i tij ka arritur të nxjerrë informata të klasifikuara, me qëllim të përdorimit përtej institucionit të AKI-së.

Burimet e afërta me Inspektoratin e AKI-së i thanë Sinjalit se në kompjuterin e Krasniqit është identifikuar një program ilegal, i instaluar me qëllim të mbledhjes së informatave të klasifikuara.

Të njëjtat burime thonë se ende nuk është identifikuar ndonjë institucion ose shërbim me të cilin ka bashkëpunuar zyrtari i arrestuar, mirëpo hetimet në këtë aspekt janë duke vazhduar akoma.

Krasniqi me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here