Home Uncategorized Kur pritet të hiqet ora policore, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Kur pritet të hiqet ora policore, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

32
0





Një ditë më parë (e hënë), nuk është shënuar asnjë viktimë dhe vetëm një rast pozitiv, ndërsa në raportin e sotëm të IKSHPK-së, bëhet e ditur për një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

E përkundër faktit që tashmë është ulur numri i viktimave dhe rasteve pozitive, po vazhdojnë ende të jenë fuqi masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Për më shumë se një muaj, maskat obligative, ora policore, orari i shkurtër për gastronominë, dhe hyrja brenda lokaleve me vërtetimin e kartelës së vaksinimit apo testit PCR, po vazhdojnë të na shoqërojnë.





Sipas kësaj ministrie, javën tjetër pritet të bëhet rishqyrtimi i masave antiCOVID.

“Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe analizës së rregullt të kësaj situate, pritet që javën tjetër të bëhet rishqyrtimi i masave anti-COVID-19”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Sipas gjitha gjasave, masat do të merren në bazë të vlerësimit të situatës dhe rekomandimeve që vijnë nga institucionet përkatëse.

“Çfarëdo mase që do të merret do të bazohet në vlëresimin e situatës dhe rekomandimeve që vijnë nga institucionet relevante”, ka përfunduar ministria e Shëndetësisë.

Nërkohë kujtojmë, se deri tani në Kosovë janë administruar 1.5 milionë vaksina antiCOVID.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here