Home Uncategorized Nuk e fitoi asnjë komunë në rundin e parë, por sipas Kurtit,...

Nuk e fitoi asnjë komunë në rundin e parë, por sipas Kurtit, VV është fituesja e këtyre zgjedhjeve

99
0





Gjatë ditës së djeshme, në 38 komunat e Kosovës janë mbajtur zgjedhjet lokale. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë të vetme në rundin e parë, por në nëntor garon për udhëheqjen e 12 komunave, të cilat kanë shkuar në balotazh.

Sidoqoftë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij ka dalë e para në këto zgjedhje.

Kurti ka krahasuar rezultatet e partisë së tij në zgjedhje parlamentare e lokale që nga viti 2010.

“Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here