Home Uncategorized Alarmon eksperti i sigurisë: Shteti në rrezik – kjo është arsyeja!

Alarmon eksperti i sigurisë: Shteti në rrezik – kjo është arsyeja!

714
0





Vitet 2014 dhe 2015 ishin vitet e zeza për Kosovën.

Në atë kohë, kur premtoheshin qindra mijëra vende të punës, shqiptarët e Kosovës, pasivisht morën rrugën e migrimit.

Mbi 200 mijë qytetarë në atë kohë lëshuan Kosovën. Ata shkuan në vendet perëndimore për një jetë më të mirë.

Rruga të cilën e morën ishte ilegale, pasi që shumica udhëtonin me autobusë e kufijtë nga një shtet në shtetin tjetër i kalonin rrugëve malore.

Përveç rinisë, atë rrugë morrin edhe plotë familjar. Raste të tilla kemi gati në çdo lagje në Kosovë.





Edhe pas kaq shumë vitesh, qytetarët e Kosovës përsëri duan të largohen nga shteti ynë.

Vendet e reja të punës dhe rritja e pagës minimale po i shtynë shumë qytetarë të largohen nga Kosova.

Në Kosovë, rinia nuk po sheh perspektivë për të jetuar. Ata i humbën shpresat në këtë vend.

Standardi i jetesës shumë i lartë, pagat janë minimale, derisa orari i punës është tejet i stërzgjatur.

Këto janë vetëm disa prej arsyeve pse rinia jonë po ikë në perëndim.





Një ndër arsye tjera është edhe nepotizmi. Shumë politikanë kanë të punësuar gati të gjithë familjarët e tyre, derisa qytetarët edhe pse i gëzojnë të drejtat e plota, ndoshta edhe janë më të përgatitur, por përballë familjarëve të politikanëve gjithmonë dalin humbës.

Në lidhje me këtë çështje, eksperti i sigurisë thotë se Kosova është në rrezik nga zbrazja me qytetarë.

Ai shton se, jo rastësisht të rinjtë për një kafshatë buke punojnë edhe kamerier, edhe pse janë me diploma të fakultetit, e ka edhe të tillë që kanë edhe tituj të magjistrature.

Prandaj si pas tij, krejt kjo dukuri është si produkt i politikave të mëdhenjve të shtetit të Kosovës/

“Në krye të shtetit erdhën njerëz pa vlera njerëzore dhe pa një përvojë pune, e në mënyra të ndryshme duke u imponuar si krah i luftës që tani këtë dëm po e vuan Kosova. Të rinjtë e Kosovës megjithatë si të papunë kërkojnë mundësit e tyre që të migrojnë në ato vende të perëndimit ku i shohin perspektivat e veta së paku për një rrogë të dinjitetshme që mundë të jetojnë nga ajo rrogë me familjet e tyre”, thotë Tërnava.

Ai shton se, migrim kishte edhe në vitet 1990-1999 nga presionet serbe ndaj popullatës shqiptare.

“Çdo i ri nga Kosova tani synon për të migruar në shtetet e BE-së dhe në Amerikë. Tani nëse Kosovës i lejohet liberalizimi i vizave, shumë të rinj do të migrojnë për në ato shtete ku të rinjtë e shohin si shans për një jetesë më të mirë, dhe Kosova tani do të zbrazet nga po ata të rijë që për të cilët nga qeveritarët e deritashëm nuk mendoj për një punësim të tyre të qëndrueshëm”, potencon ish-zëvendësministri i MPB-së.

Ai shprehet se, qeveritarët kishin qëllim pasurimin e tyre dhe iu kërkonin investitorëve të mëdhenj e serioz “tallin” e tyre, që ata investitor i detyronin të tërhiqen dhe të shkojnë në shtetet tjera për të investuar.

“Prandaj këtu u krijua kjo gjendje sikur e kemi tani me një papunësi të tepërt dhe as që po shihet ajo perspektivë e hapjes së vendeve të punës në të ardhmen. Të rinjtë po e kërkojnë perspektivën e jetesës për një jetë më të mirë, por ajo që po na brengos neve si qytetar është trendi i disponimit negativ i të rinjve që të migrojnë jashtë vendit, një trend alarmant në rritje që e zbuloi së fundi edhe hapja e terminit njëditor për aplikim në ambasadën gjermane me shifrat që u publikuan për aplikimet e reja. Mbi 20.000 vetë kryesisht të rinj kanë provuar për të zënë termine për viza pune në Gjermani, duke bllokuar kështu edhe funksionimin e sistemit për aplikim online”, shton ai.

Sipas tij, ky fakt flet mjaftueshëm për humbjen e madhe të besimit të qytetarëve në këtë shtet akoma të brishtë dhe pa perspektivë, duke shtuar se shkaktarë të kësaj ndjenje mosbesimi në institucione është klasa politike e cila për 20 vjet brezit të ri ia vrau shpresat dhe ndjenjën e perspektives në atdheun e vetë.

“Tani me këto veprime të të rinjve të Kosovës që po duan të migrojnë në shtetet tjera, po rrezikohet zbrazje e pa kontrolluar e shtetit nga fuqia e shëndetshme për punë në planin afatmesëm dhe afatgjatë, kur dihet se mundë të ketë zbrazje të rrezikshme edhe të “trurit “ intelektual. Kësaj do t’i kontribuon akoma më shumë vendimi i fundit i Bashkimit Evropian për t’i dhënë dritën jeshile Kartës Blu, një strategji e mirë menduar për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta”, thotë ai.

Tërnava thekson se, ky sistem i ri i vendeve të BE-së synon të tërheqë dhe mbajë punëtorë shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesa të aftësive, sepse Karta Blu do të synon vetëm punëtorët me aftësi profesionale të larta.

“Ky trend migrimi duhet të parandalohet me zhvillimin e resurseve vendore për punësim dhe zhvillim, sepse shpërngulja e rinisë nga Kosova iu shkon për shtati atyre qarqeve që duan ta destabilizojnë dhe demolojnë shtetin ne Kosovës. Dihet që edhe në të kaluarën e largët udhëheqësja serbe pati arritur marrëveshje me Turqinë që popullata shqiptare të shpërngulet në atë shtet, dhe u arrit në masë të madhe ai qëllim i Serbisë, prandaj tani Turqia llogaritet si shteti me numrin më të madh të popullatës me prejardhje shqiptare në botë, por fatkeqësisht janë të asimiluar dhe as që e dinë shumica gjuhën shqipe e lëre më që ka shumë prej tyre që as nuk e dinë ku gjendet Kosova tani, vendi i prejardhjes së prindërve të tyre”, përfundon Hajrullah Tërnava.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here