Home Uncategorized Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje ekstreme të çmimeve, do të shtrenjtohen deri në...

Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje ekstreme të çmimeve, do të shtrenjtohen deri në këtë masë

253
0





Muajve në vazhdim do të ketë rritje prej 30 deri në 40 për qind të çmimeve te produkteve vendase. Krejt kjo po vjen si pasojë e ndryshimeve në çmimet e lëndës së parë.

Prodhuesit vendorë përveç humbjeve që thonë se kanë nga pandemia ata druajnë se do të përballen edhe me problemin tjetër, sa i përket energjisë elektrike.

Prodhuesit vendorë kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve. Arianit Shabani, një nga prodhuesit në vend numëroi disa nga sfidat që ka ky sektor.

“Jemi në situatë që nuk duhet të pyesim për çmim por a ka material për lëndë të parë sepse është edhe mungesë”, tha ai për RTK’në.

Edhe një prodhues tjetër në vend thotë se rritja vjen edhe si pasojë i ngritjes së çmimeve të transportit ku muajve në vazhdim do të ketë rritje rreth 30 deri në 40 për qind të çmimeve të produkteve vendase.

Me gjithë sfidat këta prodhues thonë se do të përpiqen të mos i ngritin çmimet e produkteve vendore në mënyrë që të ruajnë konsumatorin.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here