Home Uncategorized Kush i nxori informacionet për aksionin e Policisë kundër kontrabandës, IPK-ja nis...

Kush i nxori informacionet për aksionin e Policisë kundër kontrabandës, IPK-ja nis hetimet

178
0





Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet hetime rreth dyshimeve se aksioni Policisë, që u zhvilluar më 13 tetor, kundër kontrabandës me mallra në veri, u dekonspirua një natë më herët, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga IPK kanë konfirmuar për Sinjalin se hetimet kanë filluar lidhur me rrjedhjen e informacioneve për këtë operacion.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar me dyshimin për zbulim të paautorizuar të informacionit për operacionin policor të datës 13.10.2021, të zhvilluar nga PK-ja në Mitrovicën e Veriut”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Sinjalin.





Policë e qytetarë dje u lënduan, kurse gazetarë shqiptarë e serbë ishin cak i sulmeve gjatë protestës së serbëve lokalë ndaj aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Tetë persona janë arrestuar, tre prej të cilëve më pas u liruan, ndërsa dhjetë të tjerë janë ende në kërkim.

Për dyshimet e rrjedhjes së informacioneve ka folur dje edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit, po hetohet kjo. Nga 9 lokacione në veri, tetë s’kanë mundur të realizohet operacioni se qytetarët kanë penguar zhvillimin e operacionit. Si pasojë 10 zyrtarë kanë pësuar lëndime, 7 shqiptarë, tre prej tyre hetues, tre operatorë të njësisë speciale e tre të reagimit të shpejtë”, tha drejtori i Policisë.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here