Home Uncategorized Home Lajme Tym dhe qytetarë në rrugë, pamje nga veriu ku...

Home Lajme Tym dhe qytetarë në rrugë, pamje nga veriu ku Policia e Kosovës zhvilloi aksion

33
0





Policia e Kosovës zhvilloi një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit. Ky aksion, që është shtrirë në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Prishtinës Pejës e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ka gjetur kundërshtim nga serbët në Mitrovicën e Veriut.

Nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet tym, ndërsa aty gjenden edhe zjarrfikësit që po e kryejnë detyrën, raporton Gazeta Express.

Sipas institucioneve të rendit, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Policia ka njoftuar se deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Policia e Kosovës ishte vendosur edhe para barnatoreve në veri, ndërsa është dashur të përdoret gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të serbëve që ishin nisur drejt Policisë.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here