Home Uncategorized “Secila shtëpi ka me u ditë për kënd ka votuar në këto...

“Secila shtëpi ka me u ditë për kënd ka votuar në këto zgjedhje”/ Haxhiu kërcënon ata që nuk e votojnë Jasharin

456
0





Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërcënuar qytetarët që nuk rreshtohen përkrah Bekim Jasharit në zgjedhjet e 17 tetorit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një video të siguruar nga Sinjali të një tubimi të Bekim Jasharit në Skenderaj, dëgjohet Haxhiu teksa u drejtohet qytetarëve me fjalët se secila shtëpi ka me u ditë për kënd ka votuar në këto zgjedhje.

“Ju thashë në katund temin, e po ju them edhe juve këtu. Këto zgjedhje kanë me u mbajt mend edhe në histori. Kanë me u regjistru edhe në KQZ. Me katund, me bashkësi lokale kush me kënd u kanë. Vallahi me shpi ka me u ditë. Kush u kanë me Jasharët, me Bekim Jasharin e kush kundër tyre u kanë”, thotë ai.

Sinjali ka dërguar pyetje në PZAP rreth kësaj çështjeje dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here