Home Uncategorized “Opozita në Suharekë “blen komente fake” kineze, indiane e pakistaneze”

“Opozita në Suharekë “blen komente fake” kineze, indiane e pakistaneze”

108
0





Bali Muharremaj ka munguar për herë të parë në njërin nga debatet televizive. Rivalët e zgjedhjeve të 17 tetorit janë aktivizuar fuqishëm për të “su lmuar” në forma te ndryshme mungesën e Muharremajt.

AAK në Suharekë ka reaguar ashpër ndaj sulmeve te ndryshme që thonë se po bëhen nga opozita e zhgënjyer me ardhjen e zgjedhjeve të 17 tetorit. Shumë profile kineze që AAK i quan të dirixhuara nga LDK e VV në Suharekë janë bërë në profilet e partive përkatëse, kinse janë profile të partisë në pushtet.

“Tash e sa kohë janë aktiv disa profile fake qe paraqiten nga jashtë duke e sulmuar Bali Muharremajn e duke i ofenduar qytetarët.

Kjo metodë tregon shembullin e ulet dhe qyqar te atyre qe i kanë hargjuar argumentet dhe po synojnë në metoda tjera te marrin primat. Komentet kineze dirigjohen nga zyra e LDK-së dhe VV-së” thuhet në reagimin e zyrës së kryetarit. Nuk është hera e parë që opozita bën sulme të tilla ndaj kryetarit të Suharekës.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here