Home Uncategorized Policia ndërpret dasmën në Prizren, organizatori gjobitet e mysafirët shpërndahen

Policia ndërpret dasmën në Prizren, organizatori gjobitet e mysafirët shpërndahen

239
0





Policia në Prizren, në një komunikatë për media ka njoftuar se policia kishte pranuar një informacion pasi në një sallon të dasmave në Prizren, kanë organizuar aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shkruan Kosova24.

Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.

Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro.

Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali, thuhet në njoftim nga zyra për informim nga Policia Rajonale e Prizrenit./Kosova24/





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here