Home Uncategorized Heqja e orës policore, lejimi i dasmave dhe zgjatja e orarit të...

Heqja e orës policore, lejimi i dasmave dhe zgjatja e orarit të gastronomisë, disa prej masave që do t’i rekomandohen MSH-së

1346
0





Që nga 27 shtatori në vend po zbatohen masat e fundit anti-COVID, të cilat u morën rreth dy javë me parë nga Qeveria e Kosovës.

Me rënien e rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19 kanë filluar të shprehen kërkesa për lirimin e masave kufizuese.Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva thotë se tanimë ka ardhur koha për lirim të masave anti-COVID.

“Ka rënë numri i rasteve të reja me COVID-19 e edhe i vdekjeve prandaj mendojë se duhet të ketë lirim të masave anti-COVID”, tha Sogojeva.Para dy ditësh, Sogojeva tha se ka dërguar edhe një shkresë që të takohet me ministren e Shëndetësisë për të diskutuar rreth masave të reja.“E kam dërguar para dy ditëve një shkresë për takim me Ministren e re të Shëndetësisë dhe të diskutojmë që të ketë lirim të masave të reja”, tha Sogojeva





I pyetur se cilat masa duhet të lirohen dhe a do të kërkojnë të hiqet ora policore, Sogojeva tha se përveç kësaj do të kërkojnë të zgjatet orari i punës për bizneset.

“Ne do të kërkojmë të hiqet ora policore dhe të zgjatet orari për bizneset, tanimë kur e dimë se pa vaksina dhe pa teste negative për COVID nuk mund të futen në lokale, na duken të tepërta këto kufizime’’, u përgjigj Sogojeva.

Ai tutje tha se një kërkesë do ta ketë edhe për mbajtjen e ahengjeve familjare me një numër të caktuar të personave në restauronte.‘’Edhe për mbajtjen e ahengjeve familjare do të duhej me fillu me grupe të vogla ngadalë dhe të mos ketë keqpërdorime. Do të kërkojmë që numri maksimal të jenë deri në 200 persona dhe me kujdes të shtuar të respektohen masat anti-COVID’’, tha ai për Demokracia.com





Sogojeva flet edhe për arsyen e rritjeve të rasteve gjatë dy muajve të kaluar duke thënë se ishin dy faktorë që ndikuan në krijimin e situatës së rëndë pandemike.‘’Ne si shoqëri nuk ju kemi përmbajte rregullave pastaj edhe nuk ka funksionuar mbikëqyrja e inspektorëve për respektimin e masave, dyanshëm ka ndikuar që të krijohej ajo situatë që na solli këtu’’, shtoi Sogojeva.Në fund kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit tha se duhet të ketë dënime maksimale për ata që nuk respektojnë masat anti-COVID.

‘’Ne duhet ngadalë t’i kthehemi normaliteti sepse masat iu kanë kushtuar mjaftë bizneseve por ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që masat të zbatohet dhe jo vetëm dënime por të ketë edhe mbyllje të atyre bizneseve që nuk respektojnë masat anti-COVID sepse ne si Odë jemi të interesuar të fillojmë një vetëdijesim që të respektohen këto masa që janë në të mirë të të gjithëve’’, përfundoi kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here