Home Uncategorized Uran Ismaili: Me mua si Kryetar, puna nuk do të jetë prej...

Uran Ismaili: Me mua si Kryetar, puna nuk do të jetë prej 8:00 deri në 16:00

346
0





Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka thënë se ekipi i tij nuk do të ketë orar punë nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ai ka thënë se të gjithë do të punojnë derisa puna të kryhet, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se përkushtimi i tij është që planet e mira e të nevojshme për Prishtinë ti implementojë me shkathtësi e shpejtësi.

“Plane të mira ka pasë në Prishtinë. Problemi është tek zbatimi i planeve. Duhet përvojë e zell implemtues që ato plane të mos mbesin veç në letër.

Përkushtimi im është që planet e mira e shumë të nevojshme të Prishtinës, t’i implementoj me shkathtësi e shpejtësi, që Prishtina të mos jetë siç është sot. Me mua si Kryetar, puna nuk do të jetë prej 8:00 deri në 16:00.





Ne të gjithë do të punojmë derisa puna të kryhet. Ky është ritmi i punës që do ta kem unë dhe gjithë ekipi im”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here