Home Uncategorized Eskalon këshilltari i Konjufcës ndaj Ramush Haradinajt: E ka kryer veç klasën...

Eskalon këshilltari i Konjufcës ndaj Ramush Haradinajt: E ka kryer veç klasën e parë

351
0





Këshilltari politik i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali, është tallur me ish kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit e quajti ‘’hajn’’ kryeministrin aktual Albin Kurti.

Tali përmes një statusi në Facebook, ironizoi me Haradinaj derisa tha se ai ‘’e ka kryer veç klasën e parë’’.

“Cili osht dallimi mes trenit e Ramushit? Treni i ka dy klasë, e Ramushi veç njo.” – ka shkruar Tali.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja për targa është e dëmshme për Kosovën.





Ai ka thënë se kjo marrëveshje ka ekzistuar dhe nuk ka pasur nevojë që të dërgohet policia në veri. Sipas tij, Kurti e bëri këtë për përfitime zgjedhore.

“Marrëveshja ka pasë afat kohor ka dalë qitash, ky zotnia ka mujtë veç me i ngjitë stickersat, pa i çu policinë dhe pastaj me hy në marrëveshje tërhqeja e policisë tonë nga veriu. Dikus u shku me kallxu forcë, por e ka shti bishtin ndërmjet këmbëve dhe ka ardhë knej”.

“Unë kam qenë kryetar Qeverie dhe e kam pa si shkojnë këto procese. Unë po du me e rujtë shtetin, vendin dhe për atë arsye po e them këtë. Unë e kam ditë përpara se çka ka me ndodh në veri”.





“Ky është një dëm që ka ndodhë prej Qeverisë Kurti, e ka ba për zgjedhje. Ky është një dëm i madh për sovranitetin e vendit. Të gjitha këto që i kam thënë rreth Kurtit janë shumë më tragjike se që i kam thënë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here