Home Uncategorized Krasniqi për deputetët e VV-së: “Është vështirë t’i bindësh që është ditë,...

Krasniqi për deputetët e VV-së: “Është vështirë t’i bindësh që është ditë, nëse Kurti thotë se është natë”

114
0





Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se Kuvendi i Kosovës është arena e opozitarizmit dhe se partia e tij do ta ushtrojë këtë rol aty, meqë siç tha, nuk janë opozitë e rrugës, molotivit dhe gazit lotsjellës.

Ai mes tjerash u shpreh se kanë të bëjnë me një pushtet që ka numër jashtëzakonisht të madh të deputetëve si një parti, si asnjëherë më parë në vendin tonë dhe se opozita bashkë s’ka mjaftueshëm numra as për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Përveç kësaj, ai tha se deputetët e Vetëvendosjes ‘është vështirë t’i bindësh që është ditë (kur është ditë) nëse Albin Kurti thotë se është natë’.





“Aty s’ka autonomi, ata janë ushtarë. Edhe kur e kanë bindjen ndryshe, ata s’kanë të drejtë të mendojnë ndryshe, e lërë më ta shprehin”.

“Neve na takon që t’i ngrisim shqetësimet dhe t’i bindim qytetarët, sepse qytetari i Kosovës duhet ta kuptojë rrezikun që i vjen nga vendimet e gabuara”, tha ai në KlanKosova.

Përveç kësaj, Krasniqi foli edhe për çështjen e fundit të refuzimit të gazit, duke thënë se “gazi është burim që deversifikon dhe se ndikimi i tij do të ishte te kostoja e energjisë më të lirë për qytetarët, do të kishte ndikim në pastërtinë e ajrit dhe se do të na kishte bërë pjesë të një projekti perëndimor, e padyshim amerikan”.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here